​Murati: Pas taksës prej 10%, u zbritën çmimet e produkteve serbe në Kosovë ​Murati: Pas taksës prej 10%, u zbritën çmimet e produkteve serbe në Kosovë
Ekonomisti Hekuran Murati ka folur për taksën e re prej 100 për qind, që Qeveria e Kosovës ka vendosur ndaj mallrave nga Serbia dhe... ​Murati: Pas taksës prej 10%, u zbritën çmimet e produkteve serbe në Kosovë

Ekonomisti Hekuran Murati ka folur për taksën e re prej 100 për qind, që Qeveria e Kosovës ka vendosur ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Murati ka thënë në televizionin T7, se kjo taksë ka qenë e domosdoshme, teksa ka përshëndetur vendimin e Qeverisë.

Sipas tij, taksa madje është vonuar. “Por, më mirë vonë se kurrë”, është shprehur ai.

Murati ka thënë se taksa fillestare, prej 10 për qind, ka treguar efektet e saj.

“Pas taksës prej 10%, u zbritën çmimet e produkteve serbe tek ne”, ka thënë Murati