​Saga e autobusëve të Shpend Ahmetit: Kur do të vijnë në Prishtinë? ​Saga e autobusëve të Shpend Ahmetit: Kur do të vijnë në Prishtinë?
anë bërë dy vite që nga koha e blerjes së 51 autobusëve nga kompania çeke “Iveco”, por komuna e Prishtinës deri më tash ka... ​Saga e autobusëve të Shpend Ahmetit: Kur do të vijnë në Prishtinë?

anë bërë dy vite që nga koha e blerjes së 51 autobusëve nga kompania çeke “Iveco”, por komuna e Prishtinës deri më tash ka sjellë në kryeqytet vetëm 30 prej tyre. Sjellja e autobusëve të rinj të Trafikut Urban ishte mburrja më e madhe e Kryetarit Shpend Ahmeti, mirëpo vonesa e ardhjes së tyre në Prishtinë e zbehu ngazëllimin e tij.

Autobusët e Trafikut Urban të Prishtinës janë blerë tash e dy vite. Nga 51 prej tyre, në Kosovë kanë ardhur 30, ndërsa 21 të tjerë është lajmëruar se do të vijnë me datën 1 shtator. Para tri ditësh kanë arritur disa autobusë, por jo të gjithë, e nga Komuna thonë se edhe të tjerët janë nisur.

Komuna ka premtuar që pjesa e mbetur e autobusëve, 21 sosh, të vijnë në kryeqytet me datën 1 shtator, mirëpo kjo nuk ndodhi në datën e thënë, madje edhe kur erdhën me vonesë me 16 shtator, nuk erdhën të gjithë.

Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, ka thënë për Express se janë nisur edhe autobusët e tjerë dhe se do të fillojnë punën me 1 tetor.

“Sa i përket pjesës së dytë të autobusëve, shumica prej tyre kanë ardhur tashmë në bazën e Trafikut Urban, kurse disa të tjerë janë rrugës. Ata do të fillojnë të operojnë nëpër linjat publike që nga data 1 tetor”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa linjat e autobusëve të menaxhuara nga Komuna e Prishtinës, vazhdojnë të mbesin ato të njëjtat, linja 1, 4 dhe një pjesë e linjës 3, linjat e tjera mbesin private, mirëpo ende nuk dihet nëse autobusët e rinj do të operojnë në ndonjë linjë të re apo në linjat e njëjta që i ka Komuna e Prishtinës.

Komuna premton se që nga viti i ardhshëm, në reformat e Trafikut Urban do të nënshkruhen kontrata afatgjata me kompanitë që do të fitojnë për operim në linjat brenda Komunës, që do të thotë se edhe kompanitë private janë të obliguara të plotësojnë kushtet me autobusët e tyre për të qenë pjesë e Trafikut Urban.

“Secili operator do të paguhet varësisht kilometrave që kalon, e jo nga numri i udhëtarëve që transporton. Kjo është në shërbim të interesit të përgjithshëm, dhe do të ndikojë në rritjen e saktësisë së orareve. Sepse në këtë formë, asnjë autobus nuk ka interes që të vonohet “deri sa të mbushet me udhëtarë”, ka theksuar Tahiri.