10 Metoda Inteligjente që e Bëjnë Humbjen e Peshës të Këndshme dhe të Shpejtë 10 Metoda Inteligjente që e Bëjnë Humbjen e Peshës të Këndshme dhe të Shpejtë
Shumica prej nesh stërmundohen shumë për të humbur peshë për shkak të dietave të mërzitshme dhe ushtrimeve që sugjerohen shumë shpesh. Është vërtetuar edhe... 10 Metoda Inteligjente që e Bëjnë Humbjen e Peshës të Këndshme dhe të Shpejtë

Shumica prej nesh stërmundohen shumë për të humbur peshë për shkak të dietave të mërzitshme dhe ushtrimeve që sugjerohen shumë shpesh.

Është vërtetuar edhe se nëse një person beson se të gjitha problemet e tyre të peshës vijnë nga moszbatimi i këshillave, ata kanë të ngjarë të kenë probleme me dietën.

Por kjo nuk duhet të ndodhë kështu, ju mund ta shijoni humbjen e peshës duke kërkuar ndihmën e disa metodave të pazakonta, siç janë krijimi i sfidave me veten apo edhe nuhatja e mollëve përpara se të hani një vakt.

Ne kemi mbledhur 10 metoda të pazakonta që janë të vërtetuara se do të bëjnë që humbja e peshës të ndodhë më shpejt dhe të jetë më e këndshme.

Krijo një regjim të shëndetshëm të pirjes së ujit

Është jashtëzakonisht e rëndësishme të vendosni një regjim të pirjes së ujit në mënyrë që trupi juaj të lulëzojë. Pini 2 gota ujë me limon në mëngjes sapo zgjoheni, hidratoni stomakun tuaj të zbrazët dhe nxitni metabolizmin.

Pastaj, pini para drekës (pa limon kësaj here). Në orën 16:00 pini përsëri, për shkak të periudhës së gjatë mes drekës dhe darkës. Ju absolutisht duhet të pini në darkë ose më pas për të ndihmuar lëvizjen e ushqimit lehtësisht dhe ta bëni stomakun tuaj të ndjehet më lehtë.

Merruni erë mollëve të gjelbra ose bananeve para vaktit tuaj

Mund t’iu duket qesharake por, nuhatja e frutave si banania ose molla para vaktit tuaj do të lehtësojnë urinë tuaj, gjë që do t’ju ndihmojë të hani më pak se sa do të kishit dashur fillimisht. Pra, shkoni të blini disa mollë!

Ndizni një qiri me aromë vanilje pas darkës

Kjo mund të tingëllojë qesharake, duke marrë parasysh se sa vanilje shkon në ëmbëlsira të ndryshme, këkë dhe puding, por një studim zbuloi se aroma e vaniljes bën mrekulli kur përpiqesh të humbësh peshën. Aktivizon reagime të ndryshme kimike në tru, duke ju bërë të ndiheni më pak të uritur.

Fotografoni ushqimet tuaja

Kur i shikoni ushqimet tuaja në ekranin e smartfonit, duke u përpjekur për të arritur pozën më të mirë, është e pamundur që të mos i vini re detajet e ushqimit tuaj, dhe ky veprim mund t’ju bëjë të frenoheni për një sekondë dhe të rishihni se çfarë do të hani. Ndoshta, do të vëreni shumë karbohidrate në pjatë ose diçka tjetër që është mbi krye dhe ju do të jeni në gjendje ta ndryshoni atë që hani.

Blini disa pjata blu

Nëse e rrethon veten me ngjyrë blu, si vendosja e një sfondi të kaltër ose të hani nga pjatat blu, ju do të humbni peshë shumë më shpejt. Një studim zbuloi se ngjyra blu është një largues i oreksit që do t’ju ndihmojë të ndiheni më pak të uritur.

Hani vezë për mëngjes dhe ushqime djegëse për drekë

Është vërtetuar se konsumimi i vezëve për mëngjes ndihmon në arritjen e humbjes së peshës më të shpejtë.

Dhe nëse e kombinoni këtë truk të vogël duke ngrënë diçka me piper djegës ose piper të kuq për drekë (jo gjithë kohën), kjo do të ndihmojë në përshpejtimin e metabolizmit tuaj, duke ju ndihmuar të arrini më shpejt formën tuaj trupore të dëshiruar.

Mendoni për disa sfida që do t’ju ndihmojnë të lëvizni më shumë

Ju mund të dëshironi të sfidoni veten në një mënyrë që ushtrimi dhe dieta do të jetë pak më të lehta dhe më shumë argëtuese. Nëse bën ushtrime me synimin për të humbur peshë, gjasat janë se nuk do humbësh, por nëse i bën ushtrimet për argëtim është e sigurtë se do humbësh në peshë.

Kjo shpjegon edhe arsyen pse ata që lozin në calcetto humbin peshë më shpejt sesa ata që shkojnë në palestër. Nëse e bën zbavitës, nuk do ta vëreni kurrë se po digjni kalori, qeraseni veten me diçka të pëlqyeshme pas çdo arritjeje.

Flini në një dhomë të ftohtë

Po, mund të humbësh peshën duke fjetur, dhe është shumë e lehtë. Truku magjik këtu është se nëse trupi juaj rrethohet nga të ftohtit ai prodhon më shumë nxehtësi për t’ju ngrohur për të balancuar temperaturën trupore, gjë që ju ndihmon të djegni kalori. Pra, shijojeni të ftohtin herë pas here.

Përtypuni ngadalë dhe siç duhet

Është vërtetuar se nëse ju përtypeni më gjatë dhe konsumoni ngadalë ushqimin tuaj, ju do ta keni më të lehtë për të humbur peshë.

Kjo është e gjitha për shkak të faktit që përtypja e ngadaltë dhe siç duhet ju bën të ndiheni të ngopur më shpejt, kjo shpjegohet me faktin e thjeshtë se duke u përtypur ngadalë ju i keni dhënë kohën e mjaftueshme stomakut që të përcjellë në tru sinjalin e ngopjes, e kundërta ndodh kur hani shpejt, dhe sinjali nuk aktivizohet fare.

Në rastin ideal, duhet të merrni të paktën 20 minuta për të përfunduar një vakt. Pra, shijojeni atë dhe merrni maksimumin nga çdo kafshatë.

Pini një gotë verë çdo ditë

Sigurisht që po, një studim zbuloi se një gotë vere në ditë mund t’ju ndihmojë të humbni peshë më shpejt. Por mos e teproni, pasi i njëjti studim zbuloi se njerëzit që pinë më shumë se 2 gota verë çdo ditë u përpoqën më shumë kur ishin në dietë se ata që nuk pinë apo pinë vetëm një ose dy gota.