10 vjet burg 85 vjeçarit që abuzoi me 13 vjeçaren 10 vjet burg 85 vjeçarit që abuzoi me 13 vjeçaren
Gjykata e Apelit i ka shtuar 4 vjet burg 85 vjeçarit nga Prishtina të dënuar për keqpërdorim seksual të të miturës 13 vjeçare në... 10 vjet burg 85 vjeçarit që abuzoi me 13 vjeçaren

Gjykata e Apelit i ka shtuar 4 vjet burg 85 vjeçarit nga Prishtina të dënuar për keqpërdorim seksual të të miturës 13 vjeçare në vitin 2017.

Kësisoj, nga 6 vjet sa ishte dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, i akuzuari me iniciale M.M, tani do të vuaj gjithsej 10 vjet burg.

Gjykata e Apelit ia ka ashpërsuar dënimin nga 6 vjet në 10 vjet burgim, të akuzuarit M.M.

Ky i fundit, u  shpall fajtor nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, në  fund të vitit të kaluar, për veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave në 16 vjet” nga neni  253 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Apelit.

Deri te ngritja e dënimit ka ardhur pasi që kolegji i Apelit ka gjetur se dënimi prej 10 vjet burg është dënim i drejtë, i ligjshëm dhe në harmoni me peshën e veprës penale dhe rrethanat si është kryer ajo, pasojat, cilësitë dhe shkallën e përgjegjësisë së  akuzuarit.

M.M u ishte dënuar me 6 vjet burg pasi Gjykata gjeti se, tani  85 vjeçari  nga Prishtina, në  vitin 2017, duke shfrytëzuar moshën e brishtë dhe pa dëshirën e saj, kishte kryer marrëdhënie seksuale më një të mitur, 13 vjeçare ,e cila më vonë është konstatuar se ka mbetur shtatzënë, dhe për shkak të rrezikimit të shtatzënisë, është dashur ta ndërpresë atë.

Kolegji për të Mitur i Gjykatës së Apelit, vlerësoi se dënimi më 10 vjet burgim ndaj të akuzuarit, është një dënim i drejtë dhe i ligjshëm, në harmoni më peshën e veprës penale.