13 të lënduar nga turbulencat në aeroplan 13 të lënduar nga turbulencat në aeroplan
Të paktën 13 pasagjerë mbetën të lënduar, një prej të cilëve në gjendje të rëndë, pas turbulencave në një avion para se të ulej... 13 të lënduar nga turbulencat në aeroplan

Të paktën 13 pasagjerë mbetën të lënduar, një prej të cilëve në gjendje të rëndë, pas turbulencave në një avion para se të ulej në Berlin të Gjermanisë.

Avioni “Eurowings Airbus A319” u përfshi nga turbulencat vetëm pak momente para se të ulej në aeroportin “Tegel”, ndërsa ishte nisur nga Italia. Tetë persona patën nevojë për kujdes të menjëhershëm mjekësore, me dëmtime në kokë, e dëmtime të tjera në trup, thyerje kockash e prerje të thella.

Një zyrtar i kompanisë së fluturimit tha se piloti aktivizoi shenjat e rripit të sigurimit si masë paraprake, pasi vuri re motin jo të favorshëm për ulje kur ishte në një lartësi rreth 900 metrash.

Më pas, kapiteni njoftoi pasagjerët në dy gjuhë, në gjermanisht dhe në anglisht, për kushtet e motit dhe u kërkoi atyre që të shkonin në vendet e tyre dhe të lidhnin rripat e sigurimit. Megjithatë, sipas Aviation24.de, pasagjerët e injoruan këtë njoftim të kapitenit të avionit dhe nuk i vendosën rripat e sigurimit.

Në pistë, u aktivizuan menjëherë shërbimet e urgjencës, duke përfshirë zjarrfikësit dhe ambulancat, të cilat nxituan për t’u ardhur në ndihmë pasagjerëve të plagosur./MeteoBallkan