13 vjet burg për të akuzuarin për vrasje 13 vjet burg për të akuzuarin për vrasje
Shqiptohet dënimi për vrasjen në Ferizaj Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me 13 vjet burg të akuzuarit M. A, i cili me datë... 13 vjet burg për të akuzuarin për vrasje

Shqiptohet dënimi për vrasjen në Ferizaj Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me 13 vjet burg të akuzuarit M. A, i cili me datë 18 gusht 2016, rreth orës 18:00 në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, me dashje ka privuar nga jeta të ndjerin S. R., duke shtënë në drejtim të tij dy herë me revole të tipit “Vzor” 50 të kalibrit 7.65 mm.

Sipas Gjykatës, i ndjeri dhe i akuzuari janë takuar dhe kanë biseduar lidhur me një mosmarrëveshje të mëhershme, dhe pas një bisede të tensionuar i akuzuari kishte nxjerrë revolen dhe kishte shtënë dy herë në drejtim viktimës, i cili po ashtu posedonte një revole.

“Me këto veprime i akuzuari M. A., ka kryer veprat penale “vrasje” dhe “mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Trupi gjykues për dispozitivin e parë të aktakuzës ka shqiptuar dënim prej 12 vite e gjashtë muaj burgim, ndërsa për dispozitivin e dytë i shqipton dënim një vit burgim.

Konform nenit 76 paragrafit 1 të KPRK-së, të akuzuarit i shqiptohet dënim unik në kohëzgjatje prej 13 vite burgim”, thuhet në njoftimin e Gjykatës./21Media