16 të vdekur, 30 të zhdukur nga rrëshqitja e dheut 16 të vdekur, 30 të zhdukur nga rrëshqitja e dheut
Të paktën 16 vetë kanë vdekur në dy rrëshqitje të dheut në jugperëndim të Kinës dhe shpëtuesit kanë dalë në kërkim të 30 të... 16 të vdekur, 30 të zhdukur nga rrëshqitja e dheut

Të paktën 16 vetë kanë vdekur në dy rrëshqitje të dheut në jugperëndim të Kinës dhe shpëtuesit kanë dalë në kërkim të 30 të tjerëve që mungonin, njoftuan mediat kineze të enjten.

Një rrëshqitje e tokës në mbrëmjen e së martës mbuloi 21 shtëpi dhe la të paktën 15 të vdekur në qarkun Shuicheng të provincës Guizhou, njoftoi transmetuesi shtetëror CCTV, transmeton Klan Kosova.

Njëmbëdhjetë njerëz u shpëtuan dhe u dërguan në spital, ndërsa 30 të tjerë mbetën ende të humbur. Besohet se reshjet e rënda janë shkaku kryesor i rrëshqitjeve të dheut.

Më shumë se 800 shpëtues kanë pastruar zonën, por reshjet e vazhdueshme dhe shpatet e pjerrëta malore kanë penguar përpjekjet e kërkimit.