23-vjeçarja zhduket pa gjurmë, gjendet e vdekur pas tre javësh 23-vjeçarja zhduket pa gjurmë, gjendet e vdekur pas tre javësh
Një vajzë 23 vjeçe, Natasha Conabeer, u zhduk pa gjurmë nga qyteti i KwaZulu-Natal, në Afrikën e Jugut. Nga e reja ishin humbur gjurmët... 23-vjeçarja zhduket pa gjurmë, gjendet e vdekur pas tre javësh

Një vajzë 23 vjeçe, Natasha Conabeer, u zhduk pa gjurmë nga qyteti i KwaZulu-Natal, në Afrikën e Jugut.

Nga e reja ishin humbur gjurmët prej tre javësh, deri kur u gjet fundjavën e lënë pas në gjendje të rëndë.

Natasha ishte zhdukur qysh prej 18 gushtit dhe vetëm pas tre javësh u bë e mundur gjetja e saj.

Për të afërmit dhe miqtë ishte një moment gëzimi, por gjendja e së resë ishte shumë e rëndë dhe për pasojë gjeti vdekjen në spital.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e vdekjes, ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të zbulojë më shumë rreth saj. Vajza u zhduk teksa ishte duke shkuar për në shtëpinë e prindërve për drekë.

Dyshohet se ajo mund të jetë rrëmbyer, duke u zhdukur për javë me radhë dhe kur u gjet, gjendja e saj shëndetësore ishte kritike, shkruan noa.al.

Mjekët bën të pamundurën për të shpëtuar, por këtë të hënë, ajo gjeti vdekjen. Lidhur me rrethanat e zhdukjes së vajzës dhe më pas vdekjen e saj, policia nuk përjashton asnjë hipotezë. /noa.al

natasha