25 vjet i vezhgoi qiftet duke kryer marredhenie ne motelin e tij 25 vjet i vezhgoi qiftet duke kryer marredhenie ne motelin e tij
Çiftet kur shkojnë në një dhomë moteli, gjithë çfarë duan është të kenë pak privatësi. Por nuk kanë qenë kaq me fat çiftet që... 25 vjet i vezhgoi qiftet duke kryer marredhenie ne motelin e tij

Çiftet kur shkojnë në një dhomë moteli, gjithë çfarë duan është të kenë pak privatësi.

Por nuk kanë qenë kaq me fat çiftet që e kanë vizituar një motel në Kolorado, transmeton Klan Kosova.

Kjo pasi që pronari i këtij biznesi për 29 vite i ka spiunuar dhe më pas edhe ka marrë shënime të shumta për disa gjëra nga të gjithë çiftet që kanë qenë mysafirë tek ai.

Gerald Foos që është pronari i këtij moteli që e kishte blerë këtë motel me 21 dhoma bashkë me gruan e tij, Donna, në vitin 1960 është subjekt i librit të ri nga gazetari Guy Talese.

Së bashku me gruan e tij ai kishte vendosur grila të rreme në disa dhoma, të cilat ia kishin mundësuar atyre që të shohin gjithçka çfarë ndodhte prapa dyerve të mbyllura.

Foos për herë të parë e kishte kontaktuar gazetarin Talese në vitin 1980, kur i kishte dërguar atij një letër duke i treguar se “ai i ka vëzhguar seksin në mes shumë çifteve në këto 15 vitet e fundit”.

Pronari i motelit i’u kishte referuar vetes si “vëzhguesi”, pasi shihte çiftet duke bërë seks masturbonte ose bënte seks me gruan e tij Donna.

Foos e kishte shitur motelin në vitin 1995, por ai kishte grumbulluar qindra faqe ku kishte përshkruar historitë, e më pasi ia kishte dërguar gazetarit.

Vetëm në vitin 1973, Foos shkruan se është dëshmitar i 185 orgazmave mashkullore dhe i 33 orgazmave femërore.

Ka shumë mundësi se Foos të jetë dëshmitar edhe i një vrasjeve.

Në vitin 1977 ai ka shkruar se “pas një përleshje dhe argumentimi për një ore, skena e vëzhguesit u bë më e dhunshme. Mashkulli e kapi për fyti vajzën derisa ajo mbeti pa ndjenja. Në panikë më pas ai iki nga moteli”.

Sidoçoftë, ai thotë se nuk mund të intervenonte në këtë situatë sepse ai ishte thjeshtë “vëzhgues”.

Foos thotë se trupi i gruas është larguar më pas nga policia menjëherë pasi që ai e kishte informuar.

Gazetari Talese më pas bashkë me Foos kishin vizituar papafingon e tij të fshetë ku ai i tregoi gjithë çfarë kishte parë për 25 vite.

Por Foos u pajtua me të që kjo gjë të bëhet publike vetëm në vitin 2013.

“Unë e mendoj veten si një hulumtues amator të seksit”.

Historia e plotë e këtij njeriu që vëzhgoi çiftet fshehurazi për 25 vite do të publikohet në librin e gazetarit Tales nën titullin “Udhëtimi i vëzhguesit”.