32 vjeçarja nga Gjilani vdiq në duart e nënës e cila ndodhej në sallën e lindjes, detajet… 32 vjeçarja nga Gjilani vdiq në duart e nënës e cila ndodhej në sallën e lindjes, detajet…
Po e priste me gëzim lindjen e dytë. Foshnja ishte e gjinisë mashkull. Komplikime deri në ditën e lindjes 32-vjecarja nga Gjilani nuk kishte... 32 vjeçarja nga Gjilani vdiq në duart e nënës e cila ndodhej në sallën e lindjes, detajet…

Po e priste me gëzim lindjen e dytë. Foshnja ishte e gjinisë mashkull. Komplikime deri në ditën e lindjes 32-vjecarja nga Gjilani nuk kishte pasur. Madje pa ndonjë telash të shënuar e solli në jetë djalin e dytë. Por disa minuta pas lindjes pacientja vdiq në spitalin e Gjilanit. Kjo si pasojë e gjakderdhjes pas lindjes. Por më trishtuesja nga e gjithë kjo histori është se 32-vjecarja vdiq në duart e nënës së saj e cila gjendej në sallën e operacionit në cilësinë e motrës medicinale. E mjekët e Gjilanit po deklarojnë se nuk ka pasur neglizhencë të rastit dhe se vdekja ka ardhur si pasojë e disa komplikimeve shëndetësore.

Ishte e bindur se vajza e saj do ta kalojë procesin e lindjes me sukses si gjithë pacientet e tjera që i kalojnë nëpër duar. Prandaj vendosi që të futet në sallën e lindjes bashkë me të. Por infermierja nga Gjilani pa tmerrin me sy. Derisa po asistonte në lindjen e vajzës e cila solli në jetë djalin e dytë, ndodhi ajo që se priste.

Vajza i vdiq nga gjakderdhja pas lindjes me operacion. Derisa nipi i shpëtoi. E gjithë ngjarja e dhimbshme ndodhi të mërkurën e 11 shtatorit të këtij viti.

E ndjera, 32 vjecarja ndërroi jetë në Spitalin e Gjilanit, pak pasi e lindi foshnjën e saj të gjinisë mashkull.

Vdekja e pacientes sipas mjekëve të spitalit ku ajo lindi nuk ka ardhur si pasojë e neglizhencës por për shkak të disa komplikimeve shëndetësore të cilat iu shfaqën pasi që e kreu procesin e lindjes.

Detaje për këtë rast të rëndë ka dhënë të premten për Express, drejtori i Spitalit Rajonal të Gjilanit, Nisret Hajrullahu.

Ai ka konfirmuar se vdekja e 32-vjecares ka ndodhur si pasojë e një gjakderdhjeje që tashmë e ndjera kishte pasur pas lindjes.

Mjeku Hajrullahu, ka hedhur poshtë dyshimet se në këtë rast ka pasur ndonjë neglizhencë të mjekëve. Ai ka deklaruar se mjekët e kanë kryer me përgjegjësi punën e tyre.

“Vdekja ka ardhur si pasojë e disa komplikimeve pas lindjes. Gjithçka ka qenë në rregull edhe sa i përket shërbimeve shëndetësore gjatë lindjes. Por komplikimet u shfaqën pas dhe përkundër angazhimit të stafit mjekësor pacientja ka ndërruar jetë”, ka thënë doktori.

Ai u shpreh se e ndjera kishte pasur ‘Gjakderdhje dhe emboli-shkoku hemorragjik’.

Drejtori i spitalit u deklarua se familja e së ndjerës nuk kanë pranuar që pacientes t’i bëhet obduksioni. E në sallën e lindjes kishte qëlluar me të bijën edhe nëna e tashmë së ndjerës e cila është motër medicinale në spitalin e Gjilanit për më shumë se 30 vite.

“Përkundër insistimit për obduksion familjarët nuk kanë pranuar pasi që vet nëna e saj ka qenë motër medicinale në spital për më shumë se 30 vite”, sqaron drejtori i spitalit të Gjilanit.

Ndërkohë gjendja shëndetësore e foshnjës sipas mjekut është stabile.

E ndjera kishte pasur lindjen e dytë. Foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo la pas dy fëmijë, që të dy të gjinisë mashkullore.