37 familje të varfëra përfitojnë banesa në Ferizaj 37 familje të varfëra përfitojnë banesa në Ferizaj
Beqir Bislimi është njëri nga përfituesit e banesave që komuna e Ferizajt i ka ndarë për raste sociale. Ai ka afër 40 vjet që... 37 familje të varfëra përfitojnë banesa në Ferizaj

Beqir Bislimi është njëri nga përfituesit e banesave që komuna e Ferizajt i ka ndarë për raste sociale.

Ai ka afër 40 vjet që banon në kushte të vështira ekonomike me familjen e tij 4-anëtarëshe me një ndihmë sociale prej 100 eurosh, raporton KTV.

Por, ai ndonëse e ka vendimin, nuk po mund ta gëzojë banesën e re, për shkak se banorët që janë aty që nga paslufta kanë ushtruar padi në gjykatën Themelore në Ferizaj ndaj Komunës.

Por, kryetari i komisionit, i cili ka bërë shpërndarjen e këtyre banesave, ka thënë që banorët e vendosur në atë objekt janë uzurpator dhe komuna i ka paralajmëruar që duhet të largohen.

Ndërsa, kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se deri të vendosë gjykata ata duhet të presin.

Televizioni ka provuar të marrë edhe një qëndrim nga banorët aktualë në këtë ndërtesë, por ata nuk kanë qenë të disponueshëm.