45 mijë familje kanë mbetur pa rrymë për shkak të një ketri 45 mijë familje kanë mbetur pa rrymë për shkak të një ketri
Mijëra familje në San Diego kanë mbetur pa energji elektrike pasi një ketër i djallëzuar është ngatërruar me telat e tensionit të lartë. 45,000... 45 mijë familje kanë mbetur pa rrymë për shkak të një ketri

Mijëra familje në San Diego kanë mbetur pa energji elektrike pasi një ketër i djallëzuar është ngatërruar me telat e tensionit të lartë.

45,000 banorë në veri të qytetit mbetën pa energji elektrike të martën pas përçarjes në një nënstacion, sipas San Diego Union Tribune, transmeton portali arbresh.info

Shkak i kësaj ndërprerje u bë një ketër i cili e kishte mbështetur kokën në linjat e energjisë, duke shkaktuar kaos në qytet.

Ndërprerja e energjisë ka ndodhur rreth 12:30 sipas kohës lokale, ndërsa bëhet e ditur se inxhinierët janë duke punuar për të riparuar telat.