47 goditje, asnjë gol! Atalanta thyen rekordin e hidhur në top pesë ligat evropiane 47 goditje, asnjë gol! Atalanta thyen rekordin e hidhur në top pesë ligat evropiane
Skuadra e Atalantas ka thyer rekordin e padëshiruar në barazimin ndaj Empolit në Serie A. Atalanta po kërkon kualifikimin në Ligën e Kampioneve dhe... 47 goditje, asnjë gol! Atalanta thyen rekordin e hidhur në top pesë ligat evropiane

Skuadra e Atalantas ka thyer rekordin e padëshiruar në barazimin ndaj Empolit në Serie A.

Atalanta po kërkon kualifikimin në Ligën e Kampioneve dhe në ndeshjen e djeshme ata goditën 47 herë, 18 prej të cilave ishin në shënjestër, por në fund rezultati ishte 0-0, përcjell GazetaBlic.

Asnjë skuadër në pesë ligat më të mëdha të Evropës nuk ka tentuar kurrë më shumë raste dhe goditje në shënjestër, që nga viti 2006-07.

Portieri 21-vjeçar i Empoli, Bartlomiej Dragowski ishte heroi me 17 pritje, duke përfshirë këtu edhe gjashtë super pritje.

Polaku, i cili është në huazim nga Fiorentina, kishte 67 prekje. Vetëm një lojtar i grupit të tij kishte më shumë.

Alejandro Gomez humbi shanset më të mëdha për Atalanta, pasi humbi nëntë goditje. Josip Ilicic dhe Duvan Zapata kishin tetë dhe shtatë respektivisht.

106464691_opta5