5 gjëra që bëjnë çiftet e lumtura 5 gjëra që bëjnë çiftet e lumtura
Kur ndodhesh në një lidhje të gjatë shpeshëherë çiftet kanë tendecë që të futen në monotoni. Por nëse lidhja i’u kalon në monotoni dhe... 5 gjëra që bëjnë çiftet e lumtura

Kur ndodhesh në një lidhje të gjatë shpeshëherë çiftet kanë tendecë që të futen në monotoni.

Por nëse lidhja i’u kalon në monotoni dhe bëni gjithmonë gjëra të njëjta, atëherë është mirë që të bëhen zakone të cilat i bëjnë çiftet e lumtura.

Gjeni kohë për njëri – tjetrin

Është shumë lehtë të mendohet se lidhja qëndron aty gjithmonë dhe të merret si e mirëqenë, por mos lejoni që lidhja juaj të bie në këtë fazë.

Kaloni kohë kualitative me njëri- tjetrin (vetëm ju të dy). Bëjeni prioritet që ndonjëherë të kaloni kohë vetëm për vete e të kënaqeni me shoqërinë e njëri – tjetrin.

Bëjeni seksin zakon

Seksi natyrisht që nuk është aspekti më i rëndësishëm i një lidhje, por është e nevojshme që të ju bëjë më të afërt.

Thuani më fal

Të kërkosh falje kur duhet krijon lidhje, dashuri dhe përkushtim. Të marrësh përgjegjësi të ndihmon të rritesh.

Rivlerësoni lidhjen tuaj

Çiftet e lutmura flasin se si po shkon dashuria e tyre, ku ngecin dhe ku duhet të investojnë më shumë.

Kaloni kohë ndaras

Çiftet që janë të lumtur kalojnë edhe pak kohë vetëm, kjo pasi që të mbrosh individualitetin e mban lidhjen të fortë dhe të shëndetshme.