50 mln euro për yllin e Serisë A, Bayern: Vendosim në qershor! 50 mln euro për yllin e Serisë A, Bayern: Vendosim në qershor!
Të dielën në Gjermani u raportuar se Bayern Munich kishte bërë gati një ofertë prej 50 milionë euro për të marrë shërbimet e mesfushorit... 50 mln euro për yllin e Serisë A, Bayern: Vendosim në qershor!

Të dielën në Gjermani u raportuar se Bayern Munich kishte bërë gati një ofertë prej 50 milionë euro për të marrë shërbimet e mesfushorit të Romës, Nicolo Zaniolo.

Të hënën ka ardhur një përgjigje as pozitive, por as negative rreth këtij interesi të Bayern për talentin italian. Ka qenë drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic që ka lënë gjithçka pezull me një deklaratë të shkurtër.

“Ka shumë lojtarë që i pëlqejmë dhe po i ndjekim, por duhet të presim deri në fund të sezonit dhe në atë moment do të shohim se çfarë do të bëjmë”, tha Salihamidzic.

Zaniolo ka shpërthyer me Romën këtë sezon, duke ngjallur interesin e shumë klubeve të mëdha, ku më fort interesohet Juventus dhe Manchester City.