50 vjet pas vdekjes, 17 ndërtesat e arkitektit zviceran futen në Listën e Trashëgimisë Botërore 50 vjet pas vdekjes, 17 ndërtesat e arkitektit zviceran futen në Listën e Trashëgimisë Botërore
Ndërtesat e e këtij arkitekti që janë përfshirë në Listën e Trashëgimisë Kulturore në mes tjerash përfshijnë një manastir, një ndërtesë të madhe, një... 50 vjet pas vdekjes, 17 ndërtesat e arkitektit zviceran futen në Listën e Trashëgimisë Botërore

Ndërtesat e e këtij arkitekti që janë përfshirë në Listën e Trashëgimisë Kulturore në mes tjerash përfshijnë një manastir, një ndërtesë të madhe, një fabrikë dhe qytetin e Chandigarh të Indisë.

Puna e pionerit të arkitekturës moderne Le Curbusier, pesëdhjetë vjet pas vdekjes së tij, është vlerësuar gjatë javës së fundit me vlerësimin më të madh që mund ti bëhen projekteve arkitetonike, duke u radhitur në një nivel bashkë me Piramidat e Egjiptit dhe Murin e Madh Kinez.

UNESCO ka njoftuar të dielën se 17 projekte të projektuara nga arkitekti zviceran Le Curbusier i janë shtuar listës së Trashëgimisë Botërore. Arkitekti zviceran ka vdekur në vitin 1965 në moshën 77 vjecare. Karriera e tij zgjati më shumë se gjysmë shekulli dhe projektet e tij shtrihen në shtatë shtetë dhe në tre kontintente.

“Le Corbusier vlerësohet të jetë një ndër arkitektët e parë modern në nivel global”, ka thënë për The Huffington Post, Francesco Bandar, asistent i drejtorit të përgjithshëm të UNESCO-s, transmeton KultPlus. Ndërtesat e e këtij arkitekti që janë përfshirë në Listën e Trashëgimisë Kulturore në mes tjerash përfshijnë një manastir, një ndërtesë të madhe, një fabrikë dhe qytetin e Chandigarh të Indisë./KultPlus.com