6 vjeçari i kërkon babait rritje rroge 6 vjeçari i kërkon babait rritje rroge
Të jesh në moshën 6 vjeçe të duket vetja mjaftueshëm i madh për të kërkuar një rritje pagese në ditë. Një fëmijë nga Saint... 6 vjeçari i kërkon babait rritje rroge

Të jesh në moshën 6 vjeçe të duket vetja mjaftueshëm i madh për të kërkuar një rritje pagese në ditë. Një fëmijë nga Saint Luisi në SHBA, ka vendosur që t’i kërkojë babait një rritje prej 20 dollarësh në ditë. Arsyeja? Mund t’i shpenzojë duke lozur.

Më pas ka ardhur edhe shakaja e babait, i cili ka bërë publike letrën në rrjetin social, duke marrë qindra komente e duke u shpërndarë qindra herë.

“Na vjen keq që të ju informojmë që për momentin nuk jemi në gjendje që të plotësojmë kërkesën tuaj për rritjen prej 20 dollarësh, siç e keni kërkuar. Pasi kontrolluam llogarinë tuaj, pamë se ju nuk keni fonde. Më shumë se 80 dollarë janë shpenzuar gjatë krishtlindjeve. Bëhet fjalë për një sasi të madhe shpenzimesh dhe në këto momente, duke parë edhe situatën ekonomike nuk mund të bëjmë një rritje page. Por nëse do të doni që të ankoheni, mund të kontaktoni në këtë numër. Menaxheri ynë mund të bëjë të mundur që ju të ndryshoni mendim”, mbyll në mënyrë ironike letrën babai.