7 mënyra për të jetuar më mirë 7 mënyra për të jetuar më mirë
Gjithmonë e gjejmë veten duke u ankuar që s’kemi mjaft kohë, s’jemi mjaft të lumtur, s’kemi mjaft para. Ja si të organizoheni ashtu si... 7 mënyra për të jetuar më mirë

Gjithmonë e gjejmë veten duke u ankuar që s’kemi mjaft kohë, s’jemi mjaft të lumtur, s’kemi mjaft para. Ja si të organizoheni ashtu si duhet.

1. Merr hapa të vogla
Gabimi i parë që bëjnë njerëzit kur mundohen të vënë jetën e tyre në vijë, është që mundohen të bëjnë gjithçka përnjëherë. Roma nuk u ndërtua për një ditë, dhe ti nuk do ta ndryshosh jetën tënde për disa orë- mundohu dhe do dështosh. Në vend se ta bësh këtë, vendos disa hapa të rëndësishëm që të të ndihmojnë të organizohesh, dhe bëje një plan realistik që t’i arrish t’i bësh ato.
2. Pi më shumë ujë
Mjeti më i rëndësishëm që të rregullosh jetën tëndë: trupi yt. Të jesh produktiv është 100 herë më e vështirë kur nuk po kujdesesh për trupin tënd, kështu që para para se të fillosh ndryshimin e jetës tënde, sigurohu që po kujdesesh për veten. Hapi i parë është: pi sa më shumë ujë. Është shumë klishe, por shumë e lehtë për t’u harrua. Kur jeni të dehidruar jeni të turbullt, të ngadalshëm dhe ju dhemb koka, kështu që mbajeni një shishe të madhe me ujë afër tavolinës, dhe mbajeni të mbushur gjithmonë.
3. Fli më shumë
Hapi i dytë që të kujdeseni për veten: flini aq sa duhet. Kur nuk flini sa duhet e bën shumë të vështirë të fokusoheni dhe të jeni produktivë. Një mënyrë për ta bërë këtë është të caktoni një alarm në orën kur mendoni se duhet të flini.
4. Futni një ecje 10-minutëshe në rutinën tuaj ditore
Nëse doni të filloni një jetë më aktive, nuk do të thotë që duhet të filloni në një palestër menjëherë. Më mirë, mundohuni të përshtatni ditën tuaj që të keni kohë për një ecje 10-minutëshe, transmeton lajmi.net.
5. Shkruani më shumë
Duhet të ndaleni së menduari se mund t’i mbani mend të gjitha informacionet e rëndësishme. Jemi njerëz të zënë dhe gjërat zakonisht humbasin mes një milionë gjërave të tjera të cilat duhet t’i bëjmë. Dikush të thotë që kanë nevojë për diçka. Është e thjeshtë dhe mendon që s’do ta harrosh. Por me kaq shumë gjëra që ndodhin gjatë ditës nuk mbetet asnjë gjurmë prej saj në trurin tënd. Merre një fletore dhe shkruaj gjithçka.
6. Merre një aplikacion për menaxhim parash
Një nga gjërat më të mira që mund të bësh për financat tua është të fillosh të gjurmosh se ku po shkojnë paratë tuaja. Është shumë e lehtë ditëve të fundit, me ngirtjen e aplikacioneve. Ka shumë aplikacione financiare, dhe nga më të preferuarat tona janë Spending Tracker, Level Money dhe Money Dashboard.
7. Thuaj jo
Mënyra më e mirë që të ndihmon të vësh jetën tuaj në vijë: fillo të thuash jo. S’është e thënë që të shkosh te çdo ftesë, dhe s’duhet të ndihesh e shtypur që të bësh gjëra të cila nuk do t’i bësh. Ti vendos vetë se si do ta kalosh kohën tënde. Në këtë mënyrë do kesh më shumë kohë, më shumë para, dhe më shumë paqe.