Tri deri në katër kumbulla në ditë mund të këndellin organizmin: Përplot vitamina, mbrojnë zemrën, eshtrat, zorrët! Tri deri në katër kumbulla në ditë mund të këndellin organizmin: Përplot vitamina, mbrojnë zemrën, eshtrat, zorrët!
Kumbulla me shije të ëmbël e të lëngshme është vetëm edhe një ndër arsyet që t’i përfshini në ushqimin e përditshëm. Mbrojnë zemrën tuaj... Tri deri në katër kumbulla në ditë mund të këndellin organizmin: Përplot vitamina, mbrojnë zemrën, eshtrat, zorrët!

Kumbulla me shije të ëmbël e të lëngshme është vetëm edhe një ndër arsyet që t’i përfshini në ushqimin e përditshëm.

Mbrojnë zemrën tuaj

Një kumbull e freskët mesatarisht përmban 113 mg kalium, mineral i cili ndihmon në kontrollin e shtypjes së lartë të gjakut dhe zvogëlon rrezikun nga sulmi në tru. Nëse nuk ju mjafton kjo sasi, pigmenti i kuq në të kaltër në disa lloje kumbullash, i cili quhet antocianin, mund të mbrojë nga kanceri, meqenëse pastron radikalet e lira në organizëm, transmeton Telegrafi.

Ndihmojnë metabolizmin

Kumbullat e thata janë sikur të krijuara që t’u ndihmojnë zorrëve që të bëjnë punën e tyre. Rezervën e kumbullave të thata mund ta përgatitni thjesht: Qitni kumbullat e thata në ujë të freskët të vluar, ftohni dhe futni në frigorifer në një enë të mbyllur.

Ulin nivelin e sheqerit në gjak

Kumbullat kanë indeks të ulët të glikemisë, që do të thotë se mund të ndihmojnë në kontrollimin e rregullimit të nivelit të sheqerit në gjak dhe të ulin rrezikun nga diabeti i tipit 2.

U ndihmojnë eshtrave

100 gr kumbulla të thata në ditë (rreth 10 kumbulla) shtojnë dendësinë e eshtrave në kurriz dhe në parallërë.

Përmirësojnë kujtesën

Vetëm tri deri në katër kumbulla të thata në ditë mund të ndihmojnë në neutralizimin e radikaleve të dëmshme të lira të cilat ndikojnë negativisht në kujtesë.

U ndihmojnë syve

Kumbullat janë posaçërisht të dobishme për shëndetin e syve tuaj. Fitonutrienët të cilët gjenden në kumbulla mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjes së syve.