8 persona ‘kyç’ për skafet e bllokuara në Durrës, në hetime edhe Italia 8 persona ‘kyç’ për skafet e bllokuara në Durrës, në hetime edhe Italia
Tre mjete lundruese dhe një karel për transportin e tyre u gjetën dje nga policia Kufitare e Durrësit, në lagjen numër 15 në Spitallë.... 8 persona ‘kyç’ për skafet e bllokuara në Durrës, në hetime edhe Italia

Tre mjete lundruese dhe një karel për transportin e tyre u gjetën dje nga policia Kufitare e Durrësit, në lagjen numër 15 në Spitallë.

Mjetet u gjetën në afërsi të bregdetit ku dhe u bllokuan nga efektivët blu. Hetimet për këtë rast, siç bën të ditur policia shqiptare, vijojnë në bashkëpunim edhe me autoritetet italiane, ndërsa nga ana jonë, cështja është në dorë të Specialistëve për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Deri më tani janë shoqëruar 8 persona, bën të ditur policia, dhe sipas saj, po punohet për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Policia thotë përmes një njoftimi zyrtar se në të gjithë vijën kufitare po ushtrohet kontroll i imtësishëm nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Autoritetet Italiane Guardia Di Finanza, Frontex dhe policitë e vendeve fqinjë, për të evidentuar dhe bllokuar ndonjë mjet lundrues qe dyshohet se mund të jetë transportuar me karel deri në breg të detit ku dhe u sekuestruan mjetet dhe kareli.

Deri tani nga asnjë nga Policitë e përfshira në operacion nuk është konstatuar asnjë mjet lundrues.

Kujtojmë se mjetet lundruese, skaf dhe gomone, janë kthyer në rrugën kryesore të transportimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt vendeve fqinje, kryesisht Italisë. Dhe ende nuk dihet nëse hetimet e nisura për këtë rast, kanë të përfshirë vetëm zbulimin e mjeteve të tjera lundruese, apo edhe të ndonjë sasie lënde narkotike të braktisur nga trafikantët e mundshëm.