Disa truqe për të kursyer paratë e karburantit Disa truqe për të kursyer paratë e karburantit
Në kohën kur çmimet e karburantit janë tepër të larta dhe shoferët vazhdimisht ankohen, ia vlen ky truk për të kursyer para Ekzistojnë shumë... Disa truqe për të kursyer paratë e karburantit

Në kohën kur çmimet e karburantit janë tepër të larta dhe shoferët vazhdimisht ankohen, ia vlen ky truk për të kursyer para

Ekzistojnë shumë propozime se si të kurseni, njëri ndër ta është që të qitni sasi të vogël karburanti në rezervuarintuaj, madje për shumë arsye, transmeton Telegrafi.

Vetura juaj do të jetë më e lehtë dhe kjo do ta hutojë motorin i cili atëherë do të duhej të punojë më pak dhe të shpenzojë më pak.

Imponohet pyetja sa mund të kurseni dhe a ia vlen fare që të veproni kështu.

Për t’u bindur në këtë, është e nevojshme të zgjidhni formulën e thjeshtë. Për shembull, vetura juaj shpenzon 6 litra në 100 kilometra. Sa më e rëndë të jetë vetura, aq më shumë do të shpenzojë karburant. Mesatarisht shpenzimi rritet për 1 deri në 2 për qind në çdo 43,5 kilogramë peshë në veturë.

Për shembull, në rezervuar keni 60 litra dhe shpenzoni 8 litra në 100 km. Meqenëse karburanti e ka dendësinë prej 720 gramësh për litër, atëherë vëllimi i rezervuarit është 43,2 kilogramë. Atëherë formula për llogaritje të shpenzimit të veturës suaj është kjo: 8 x (1+0,02 x 43,2/43,5), gjë që është rreth 8,16 litra në 100 kilometra.

Kur ta zbrazni rezervuarin pothuajse përgjysmë, do të shpenzoni 8,08 litra në 100 kilometra. Për këtë shkak nuk është e keqe ideja që të mbani rezervuarin përgjysmë me karburant dhe kur ta shpenzoni sërish mbusheni përgjysmë.

Shtrohet pyetja sa kemi kursyer kështu?

Llogaritja në para në të vërtetë është ide e keqe, mirëpo mund të themi që nëse e mbushim rezervuarin gjithmonë përgjysmë do t’i kalojmë 3,5 kilometra më shumë çdoherë. I vetmi problem i këtij plani është ai që do të jeni të detyruar më shpesh të shkoni te pompa dhe të qitni karburant.

Situata është paksa ndryshe te veturat të cilat punojnë me naftë, sepse rezervuari i tyre është pak më i rëndë se te veturat me benzinë. Meqenëse rezervarët janë më të mëdhenj kanë përparësi te kjo metodë, sepse mund të fitoni deri në 5 minuta shtesë në vozitje.