90 milionë euro për sektorin e prodhimit 90 milionë euro për sektorin e prodhimit
Për ta filluar prodhimin e ri apo zgjeruar prodhimin ekzistues Ministria e Financave ka njoftuar se që nga lirimi i tatimit doganor të gjithë... 90 milionë euro për sektorin e prodhimit

Për ta filluar prodhimin e ri apo zgjeruar prodhimin ekzistues Ministria e Financave ka njoftuar se që nga lirimi i tatimit doganor të gjithë lëndën e parë, pajisjet e prodhimit, gjysmë produktet dhe pajisjet e IT, janë liruara mallra në vlerë totale më shumë se 320 milionë euro, ndërsa vetëm në nivel të tatimeve deri më 30 mars të këtij viti, janë 90 milionë euro, të cilat nuk kanë hyrë në buxhet, por i janë dhënë sektorit të prodhimit për ta filluar prodhimin e ri apo zgjeruar prodhimin ekzistues.

Sipas një komunikate të MF, këto politika kanë dhënë rezultatet e para shumë pozitive në tri aspekte, në aspektin rritjes së numrit të prodhuesve, ku sipas të dhënave të ASK-së më së shumti rritje të numrit të bizneseve ka pasur te sektori i prodhimit dhe te ai i ofrimit të shërbimeve. “E dyta ka pasur efekt shumë pozitiv te numri i të punësuarave prapë sektori privat prinë, ku sipas të dhënave nga ATK shihet se numri i të punësuarave nga 2018 ka një rritje për rreth 15 mijë më shumë, krahasuar me 2017, sidomos te sektori privat, siç janë bizneset individuale, shoqëritë aksionare dhe Sh.P.K.

Trend shumë pozitiv i prodhimit po shihen edhe në tre muajt e parë të këtij viti, ku nga 01 janari deri më 30 mars janë 17 milionë euro tatime të liruara. Ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit 2018 ishte 13 milionë euro. Tani jemi duke e përgatitur paketën legjislative tatimore për ta sjell sa me afër me direktivat e BE-së dhe për t’i thjeshtëzuar gjithë procedurat dhe eliminuar gjithë burokracinë për biznesin ku pa dyshim do të ketë një ulje të shpenzimeve dhe kursim të kohës që kalon biznesi duke humbur në procedura të ndryshme.

Përveç me politika fiskale edhe me mjetet tjera Ministria e Financave&nb sp; po e ndihmon shumë biznesin duke i ofruar masa lehtësuese për ti rritur aftësitë e punës te të rinjtë dhe të rejat përmes marrëveshjeve të ndryshme ndërkombëtare, ku që nga dita e parë e marrjes së mandatit deri më sot vetëm në formë të granteve, për shkak të stabilitetit të qëndrueshëm mikro fiskal janë 184,096,000 milionë euro, me pas jemi duke e zhvilluar me ritme shumë të shpejta Fondin për Garantimin e Kredive për ti ndihmuar të gjitha bizneset e reja të cilat nuk kanë mundësi të ofrimit të një mbulese në Banka apo institucione tjera financiare”, thuhet në komunikatë. Deri më tani Fondi ka garantuar shumë, janë 93 milionë e 822 mijë e 838 euro kredi të lëshuara nga Institucionet Financiare të Regjistruara, të cilat janë të shpërndara në 2409 ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme.