Në teori besohet se nëse hamë më pak edhe lukthi ynë zvogëlohet, atëherë jemi edhe më pak të uritur. Hulumtimet e shumta kanë treguar...

Në teori besohet se nëse hamë më pak edhe lukthi ynë zvogëlohet, atëherë jemi edhe më pak të uritur. Hulumtimet e shumta kanë treguar se si personat me mbipeshë dëshirojnë ta zvogëlojnë lukthin për 75 për qind, e për ta bërë këtë, duhet të hanë vetëm 600 kalori në ditë. Plus, edhe nëse ia dilni ta zvogëloni formën e lukthit, kjo nuk do të thotë se do ta pakësoni ndjenjën e urisë, thekson gastroenterologu James J. Lee., raporton Gazeta Kosova Sot

Lepina dhe grelina, substanca kimike, janë hormonet përgjegjëse për krijimin e ndjenjës së të qenët të uritur. Kur të pakësohen sasitë e ushqimit që i sjellim në organizëm, rritet prodhimi i grelinës dhe lepinës.”Kjo do të thotë se sa më i vogël të jetë lukthi, aq më e madhe është uria”, shpjegon Lee. Humbja në peshë duke vuajtur urie është gjëja më e tmerrshme që mund t’ia bëni trupit tuaj. Jo vetëm se nuk është e shëndetshme, por nuk edhe efektive. Gjysma e njerëzve, që fillojnë të humbin në peshë duke vuajtur urie, pas një periudhe kohore kthejnë kilogramët e humbur, madje do të bëhen edhe më të trashë.