AAK ende nuk ka vendosur për takimin me presidenten AAK ende nuk ka vendosur për takimin me presidenten
Ftesës së presidentes për takim me partitë parlamentare, takim i planifikuar për të hënën në ora 9:00, AAK-ja ende nuk ka vendosur se si... AAK ende nuk ka vendosur për takimin me presidenten

Ftesës së presidentes për takim me partitë parlamentare, takim i planifikuar për të hënën në ora 9:00, AAK-ja ende nuk ka vendosur se si do t’i përgjigjet.

Në prononcim për Koha.net, Muharrem Nitaj, zëdhënës i AAK-së, ka thënë se AAK ende nuk ka qëndrim, por që nesër gjatë ditës do të dalin me një qëndrim për këtë ftesë.

“AAK ende nuk ka një qëndrim, por nesër gjatë ditës do të merr qëndrim nëse do të shkojmë apo jo, sepse kjo vendoset në strukturat e partisë”, ka thënë Nitaj për Koha.net.