Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nëpërmjet një reagimi ka demantuar mediat se lideri i saj Ramush Haradinaj nuk mund të udhëtojë në SHBA. Sipas...

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nëpërmjet një reagimi ka demantuar mediat se lideri i saj Ramush Haradinaj nuk mund të udhëtojë në SHBA.
Sipas AAK’së, Haradinaj nuk ka asnjë kufizim për të udhëtuar atje.

Ky është reagimi i plotë i AAK’së:

Zoti Haradinaj nuk është futur në asnjë “kufizim’ për të udhëtuar në SHBA. Shkrimi i publikuar në Indeksonline, është një spekulim i kalkuluar nga kundërshtarët politikë, që jo njëherë po i shfrytëzojnë mediat që i kontrollojnë, për të lansuar gënjeshtra, në mënyrë që ta shmangin vëmëndjen nga problemet reale me të cilat po përballet pushteti. Për më tepër ky portal, as që ka kontaktuar zotin Haradinaj, për të marrë një përgjigje për këtë çështje nga dora e parë. Haradinaj, ka kontakte të rregullta me përfaqësues të Bashkësisë Ndërkombëtare, duke përfshirë këtu edhe SHBA-të dhe ky shkrim tendencioz nga portali Indeksonline nuk qëndron. Për sa i përket ftesës së “Lutjeve të mëngjesit”, Indeksonline, le ta kontaktojnë nikoqirin e kësaj ngjarje tradicionale dhe të marrin hollësi rreth kritereve të ftesave dhe të mos spekulojnë me burime këtu e atje. Opinioni duhet të jetë i gatshëm, se në ditët e ardhshme do të përballet edhe me margaritarë të tjerë të kuzhinave të PDK-LDK, sepse ata janë në një panikë alarmuese.-transmeton gazettaexpress