Adria Airways pranë falimentimit Adria Airways pranë falimentimit
Falimentimi i Adria Airways duket si opsioni i vetëm i mundshëm pasi linja ajrore me bazë në Slloveni ka anuluar pjesën më të madhe... Adria Airways pranë falimentimit

Falimentimi i Adria Airways duket si opsioni i vetëm i mundshëm pasi linja ajrore me bazë në Slloveni ka anuluar pjesën më të madhe të fluturimeve.

Kështu ka thënë ministri slloven i Ekonomisë, Zdravko Pocivalsek, i cili ka shtuar se fluturimet e kësaj linje ajrore janë anuluar që nga dita e marte, shkruan Reuters.

Ai ka bërë të ditur se Qeveria sllovene është duke e konsideruar krijimin e një kompanie të re ajrore e cila do t’i përmirësojë lidhjet ndërkombëtare të Sllovenisë.