Afër 100 njerëz të vrarë në një fshat të Malit Afër 100 njerëz të vrarë në një fshat të Malit
Afro 100 njerëz u vranë në një sulm në një fshat të Malit, të banuar nga grupi etnik Dogon, transmeton REL. Sulmi ndodhi në fshatin Sobale Kou.... Afër 100 njerëz të vrarë në një fshat të Malit

Afro 100 njerëz u vranë në një sulm në një fshat të Malit, të banuar nga grupi etnik Dogon, transmeton REL.

Sulmi ndodhi në fshatin Sobale Kou. Trupat e të vdekurve janë djegur, tha një zyrtar lokal, ndërsa kërkimet për më shumë trupa janë duke vazhduar.

Në muajt e fundit, në Mali ka pasur një numër të madh sulmesh – disa prej tyre etnike, disa të kryera nga grupet xhihadiste. Përleshjet midis gjuetarëve Dogon dhe barinjve Fulani janë të shpeshta.

Në rajonin e njëjtë në muajin mars, mbi 130 fshatarë Fulani janë vrarë nga persona të armatosur, të veshur me veshje tradicionale të gjahtarëve Dogon.