Afro gjysmë ore pritje në pikat kufitare të Kosovës Afro gjysmë ore pritje në pikat kufitare të Kosovës
Në çdo qytet të Kosovës ka nisur të vërehet shtimi i numrit të mërgimtarëve. Shumë prej tyre tashmë kanë arritur në vendlindje, por edhe... Afro gjysmë ore pritje në pikat kufitare të Kosovës

Në çdo qytet të Kosovës ka nisur të vërehet shtimi i numrit të mërgimtarëve.

Shumë prej tyre tashmë kanë arritur në vendlindje, por edhe shumë të tjerë janë duke ardhur.

Por për dalim nga verat e kaluara, këtë herë kolonat nuk janë shumë të gjata dhe pritjet tejet të mundimshme.

Në mbrëmjen e sotme minutat e pritjes janë zgjatur pak në hyrje dhe dalje të Kosovës.

Në hyrje të pikës kufitare në Merdare pritja është 20 minuta, kurse në dalje tek Dheu i Bardhë vozitësit detyrohen të presin njësoj, deri në 20 minuta, transmeton Indeksonline.

Sigurisht se duke u afruar vikendi rritet edhe numri i atyre që arrijnë në Kosovë, për të shijuar pushimet verore ashtu siç bëjnë thuajse çdo vit