Agim Bahtiri ikën sërish nga debati me Valdete Idrizin Agim Bahtiri ikën sërish nga debati me Valdete Idrizin
Kandidati i Aleancës Kosova e Re (AKR) për kryetar të Komunës së Mitrovicës nuk ka shkuar në DebatPernime për të shpalosur planin e tij... Agim Bahtiri ikën sërish nga debati me Valdete Idrizin

Kandidati i Aleancës Kosova e Re (AKR) për kryetar të Komunës së Mitrovicës nuk ka shkuar në DebatPernime për të shpalosur planin e tij për qeverisjen e Mitrovicës Jugore në katër vitet e ardhshme nëse do të rizgjidhet.

Agim Bahtiri garon në balotazh për Mitrovicën me Valdete Idrizin, kandidate e Partisë Demokratike të Kosovës.

Idrizi në DebatPernime që është duke u transmetuar tani tha se mendon që arsyeja e mungesës së Bahtirit është frika nga demaskimi.

“I kam thënë po të premtoj që ka me të demasku. Si duket e ka marrë shumë seriozisht, në dy debate nuk ka ardhë”, tha Idrizi.

Kjo nuk është hera e parë që Bahtiri nuk shkon në debat. Ai deri më tash ka ikur nga debati në RTV21 dhe Telegrafi.