Agim Kasapolli: Pse shqiptarët lakmojnë kaq shumë postet? Agim Kasapolli: Pse shqiptarët lakmojnë kaq shumë postet?
Në serinë “Intervista kuqezi”, që realizohen me personalitete të ndryshme shqiptare, nga gazeta online Sovrani.info, me një bllok pyetjesh ekskluzive, është përgjigjur Agim Kasapolli,... Agim Kasapolli: Pse shqiptarët lakmojnë kaq shumë postet?

Në serinë “Intervista kuqezi”, që realizohen me personalitete të ndryshme shqiptare, nga gazeta online Sovrani.info, me një bllok pyetjesh ekskluzive, është përgjigjur Agim Kasapolli, ish-basketbollist, trajner dhe komentator i njohur kosovar.

Cili është vendi më i bukur shqiptar?
Peja
peja

Cili është personaliteti më i rëndësishëm shqiptar në përmasa ndërkombëtare?
Bekim Fehmiu

Nëse do të duhej të veçonit një shqiptar, si më meritorin për kombin, pavarësisht periudhave, cili është ai?
Teki Dervishi
350px-teki_dervishi

Cilin ushqim shqiptar do t’ia shërbenit me krenari një vizitori të huaj që dëshiron të njihet me kuzhinën shqiptare?
Pasul me mish të thatë.

Cili është aktori më i madh shqiptar, me cilin rol, në cilin film?
Bekim Fehmiu në serialin “Odiseu”.

Nëse do të duhej ta prezantonit muzikën shqipe me një këngë apo me një këngëtar, cili do të ishte ai?
Ismet Peja

Vendi më i mirë turistik shqiptar, që është konkurent në botë?
Jugu i Shqipërisë.

Monumenti historik, simbol i shqiptarëve?
Varri i Aleksandër Moisiut në Lugano të Zvicrës.

Cila është periudha më e ndritshme e shqiptarëve?
Kushtetuta e vitit 1974.

Kush është shqiptarja më e bukur?
Motra e Ahmet Zogut.
zogu-me-motrat

Cila është pasuria më e madhe kombëtare e shqiptarëve?
Majlinda Kelmendi

Në trojet shqiptare ka shumë monumente historike, skulptura e vepra arti. Cilin artist do ta veçonit si mjeshtrin më të madh?
Agim Çavdërbasha

Në televizione të ndryshme shqiptare, kemi shumë drejtues emisionesh, cili është njëshi?
Asnjë

Cila është politikania më e bukur shqiptare?
Jozefina Topalli

Cili është gazetari më zhbirues dhe më i guximshëm shqiptar?
Nuk ka të tillë.

Kush është shqiptari më i pasur?
Nuk e di.

Cili është futbollisti më i madh shqiptar?
Besnik Hasi ka kontribuar më së shumti për futbollin.
hasi

Cili është shqiptari që e ka prishur imazhin e shqiptarëve në botë?
Ka shumë.

Kemi pasur fatin të përjetojmë edhe një nga luftërat çlirimtare të historisë së kombit tonë, atë të çlirimit të Kosovës. Kush nga këto figura ju bën më shumë përshtypje?
Agim Ramadani

Cili është shkencëtari më i madh shqiptar?
Ferid Murati

Tipari më i mirë shqiptar?
Mikëpritja

Me çfarë njihen shqiptarët në botë?
Dashamirësi.

Cili është prodhimi më i mirë shqiptar?
Femrat.

Sa janë shqiptarët në numër?
8 deri 10 milionë.

A jeni për bashkim të shqiptarëve në 1 shtet, apo për 2 shtete shqiptare?
Tash për tash për dy shtete.
flamur-780x439

Kush është aleati më i madh i shqiptarëve?
Gjermania

Në cilin vend, në hapësirat autoktone shqiptare jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, shqiptarët janë më të diskriminuar?
Në Serbi.

Ku jetojnë shqiptarët më patriotë?
Në Gjakovë.

Veprimtari më i madh i çështjes shqiptare, ndër të gjallët?
Veton Surroi

Një poezi ose një këngë shqipe, që e thua, e këndon ose e reciton kur je në çaste të gëzueshme apo melankolie ose kur je duke pirë apo duke kaluar një mbrëmje me miq?
“Unë ty moj të kam dashtë…”

A ka qenë Perandoria Otomane pushtuese për shqiptarët?
Jo.

Nëse kinezët shquhen për konsumimin e orizit, me cilin produkt do t’i identifikonit shqiptarët?
Flia.

Nëse gjermanët i identifikojmë me birrën, rusët me vodkë, turqit me çaj, francezët me verë. Cila është pija e identitetit shqiptar?
Kumshti.

Pasioni për kafshët shtëpiake është i përhapur kudo në botë, sipas preferencave të ndryshme. Macet, qentë, peshqit, gjarpërinjtë etj. Me cilën kafshë janë më të lidhur shqiptarët?
Me qenin.

Cilët janë më të bukur tek shqiptarët, femrat apo meshkujt?
Femrat.
hqdefault-1

Cila është besëtytnia që shqiptarët e besojnë më së shumti?
Ka shumë.

A duhet besuar shqiptarit sot, kur ta jep besën?
Jo.

Cili është aktualisht intelektuali ma i madh shqiptarë? (I gjallë)
Ismail Kadare

Në cilin vit shqiptarët do të arrijnë të jetojnë mbi 100 vjet?
Kush ka pare jeton më shumë.

Cilën veshje folklorike do ta zgjedhnit nga trojet shqiptare?
Veshjen labe.
download

Në cilën Olimpiadë prapë shqiptarët do të fitojnë medalje të artë?
Sipas situates aktuale në sportin kosovar, duhet të presim shumë gjatë.

Me cilin shqiptar/shqiptare krenoheni?
Me Aida Barakun dhe Armend Rexhepagiqin

hqdefault

Cila fushë e jetës i ka bërë shqiptarët të famshëm?
Arti, sporti dhe muzika.

A kemi shpresë ne shqiptarët ta kuptojmë njëri – tjetrin?
Tash për tash jo.

Cili është suksesi juaj më i madh sportiv që e kujtoni me nostalgji?
Fitoret dhe sukseset me vajzat e klubit basketbollistik “Universiteti”.
basket

Një pyetje shtesë kësaj interviste?
Pse shqiptarët lakmojnë kaq shumë postet?