Agjenti zbulon pse “Pogba-ja i ri” refuzoi City dhe Arsenal për Inter Agjenti zbulon pse “Pogba-ja i ri” refuzoi City dhe Arsenal për Inter
Lucien Agoume konsiderohet si një talent me të ardhme të madhe përpara dhe pritet t’i bashkohet Inter-it nga francezët e Sochaux këtë verë. Megjithëse... Agjenti zbulon pse “Pogba-ja i ri” refuzoi City dhe Arsenal për Inter

Lucien Agoume konsiderohet si një talent me të ardhme të madhe përpara dhe pritet t’i bashkohet Inter-it nga francezët e Sochaux këtë verë.

Megjithëse për të kishte interes nga Barcelona, Arsenal dhe Manchester City, mesfushori i cili në vendlindje cilësohet si Pogba-ja i ri, mesa duket ka zgjedhur zikaltrit.

Agjenti i tij Djibril Niang ka zbuluar pse klienti i tij ka zgjedhur klubin e Serie A: “Mendoj se do të shkojmë tek Inter. Kishte dy  zgjedhje të tjera: Man City dhe Arsenal, që janë në pritje.

Megjithatë ato skuadra nuk kanë prioritet për lojtarin. Mund ta kishim përfunduar transferimin me ato klube, por kemi punuar për dëshirën e Lucien.

Gjatë vitit të fundit, Inter nuk ka ndalur së foluri me ne, kjo tregon se klubi e do me çdo kusht. Inter ishte klubi me projektin më interesant.”