Ajka e artistëve shqiptarë për Nënë Terezën Ajka e artistëve shqiptarë për Nënë Terezën
Shenjtërimi i Nënë Terezës në Vatikan, më datë 4 shtator, mbledh atje për një koncerti ajkën e artistëve shqiptarë. Bëhet e ditur se në... Ajka e artistëve shqiptarë për Nënë Terezën

Shenjtërimi i Nënë Terezës në Vatikan, më datë 4 shtator, mbledh atje për një koncerti ajkën e artistëve shqiptarë.

Bëhet e ditur se në këtë koncert do të interpretojnë sopranot e famshme shqiptare, Inva Mula dhe Ermonela Jaho, këngëtarja e mirënjohur botërore, Rita Ora, do të jetë aty edhe violinisti Shkëlzen Doli, tenori Ramë Lahaj, Sajmir Pirgu e Gëzim Myshketa.

Atje do të jenë edhe kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, fituesja e medaljes së artë olimpike, Majlinda Kelmendi, Don Lush Gjergji dhe aktorët e rinj Lum Veseli e Andi Bajgora, të cilët ishin të merituar për dërgimin e Kosovës në Oscar. Koncerti do të mbahet më 3 shtator.

Për ditën e shenjtërimit të Nënës Terezë pianisti dhe kompozitori shqiptar, Genc Tukiçi, ka kompozuar një himn mbi një motiv të Lorenc Antonit dhe me tekst të vet Gonxhe Bojaxhiut.