“Ajo” rikthehet në muzikë “Ajo” rikthehet në muzikë
Kënga “Ajo”, ishte njëra ndër hitet e padiskutueshme në fillim të viteve të 2000-ta. Këngë kjo, e cila është kënduar nga këngëtarja e njohur... “Ajo” rikthehet në muzikë

Kënga “Ajo”, ishte njëra ndër hitet e padiskutueshme në fillim të viteve të 2000-ta.

Këngë kjo, e cila është kënduar nga këngëtarja e njohur kosovare, Vjollca Robelli. Përkundër se po bëhen gati dy dekada nga publikimi i kësaj këngë, “Ajo” vazhdon të dëgjohet edhe sot e kësaj dite, përcjell rtv21.tv Por, siç duket ka ardhur koha që nga Vjollca Robelli të dëgjoni jo vetëm një projekt, por një album për të cilin artistja intensivisht ka punuar dy vjet. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Vjollca përmes rrjeteve sociale.

“Jam shumë e lumtur ta ndaj me t’gjithë lajmin që po kthehem në skenë si AJO, pas dy vitesh pune në albumin tim. Duke jetu larg vendlindjes për së paku 15 vjet, kam arrit me e çmu ma shumë prejardhjen time dhe kjo më ka ndihmu e inspiru që të krijoj muzikë bazu në kulturën dhe traditën tonë. Meqenëse jam ba nanë e 4 fëmijëve, dua që trashëgiminë time fillimisht me ua përcjellë atyre e pastaj edhe botës, e ku ka mënyrë më të mirë se përmes muzikës … Më vonë gjatë këtij muaji, 20 vjet pas luftës, do të sjell për juve, kangën time BESA. Ma shumë lajme për kangën por edhe muzikën time në përgjithësi, do të ketë së shpejti. Dashni, AJO”, ka shkruar artistja sipër një imazhi të publikuar.