Aksident i frikshëm, gjashtë makina përplasen me një kamion Aksident i frikshëm, gjashtë makina përplasen me një kamion
Një aksident i shtatëfishtë ka ndodhur në rrugën “Sulejman Delvina”, në kryeqytet, tek kryqëzimi i Komunës së Parisit. Dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga... Aksident i frikshëm, gjashtë makina përplasen me një kamion

Një aksident i shtatëfishtë ka ndodhur në rrugën “Sulejman Delvina”, në kryeqytet, tek kryqëzimi i Komunës së Parisit.

Dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga mjeti i grumbullimit të mbeturinave, i cili ka përplasur makinat e tjera.

Nga të dhënat e para mësohet se një person ka mbetur i lënduar, drejtuesi i mjetit të grumbullimit të mbeturinave, ndërsa drejtuesit e tjerët të makinave të përfshira në aksident nuk kanë dëmtime serioze.

Ndërkohë policia ka bllokuar qarkullimin e mjeteve nga ura e “Vasil Shanto”, deri tek kryqëzimi i “Komunës së Parisit”, përcjell top channel