Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, mbetet e lënduar një kosovare Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, mbetet e lënduar një kosovare
Aksidenti ka ndodhur vetëm disa emra nga pika kufitare e Morinës. Si pasojë e aksidentit është plagosur një grua që ishte pasagjere në automjetin... Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, mbetet e lënduar një kosovare

Aksidenti ka ndodhur vetëm disa emra nga pika kufitare e Morinës. Si pasojë e aksidentit është plagosur një grua që ishte pasagjere në automjetin e përfshirë në aksident.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit, ku një automjet është përplasur me trafikndarësen.

Si pasojë e këtij aksidenti është plagosur një grua kosovare, F.S, që ishte pasagjere në automjetin që drejtohej nga S.S, banues në Prishtinë. E plagosura sipas policisë është bashkëshortja e drejtuesit të mjetit. Ajo është dërguar në Spitalin Rajonal të Kukësit për të marrë ndihmën mjekësore. Makina e përfshirë në aksident është tip ‘Volvo’ me targa kosovare.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, bën të ditur Shqiptarja.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.06.2019, në aksin rrugor Kukës-Morin, shtetasi kosovar S.S., banues në Prishtinë, duke drejtuar mjetin tip “Volvo”, ka humbur kontrollin e mjetit, ku për pasojë është përplasur me trafik ndarësen.

Për pasojë është dëmtuar pasagjeria shtetësja F.S., (bashkëshortja e drejtuesit të mjetit).

E dëmtuara është dërguar për mjekim në spitalin e Kukësit, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe Policia Rrugore po punojnë për shkaqet e aksidentit dhe dokumentimin e ngjarjes.