Aksident tragjik në Laç, vdesin dy të rinjtë nga Tirana Aksident tragjik në Laç, vdesin dy të rinjtë nga Tirana
Dy të rinj humbën jetën në një aksident tragjik të ndodhur në mbrëmje sot në autostradën Milot -Fushë Krujë Automjeti Volkswagen me targë AA... Aksident tragjik në Laç, vdesin dy të rinjtë nga Tirana

Dy të rinj humbën jetën në një aksident tragjik të ndodhur në mbrëmje sot në autostradën Milot -Fushë Krujë

Automjeti Volkswagen me targë AA 744 NJ, doli nga rruga duke pësuar dëme të mëdha, ku për pasojë shoferi dhe një nga pasagjerët ndërruan jetë.

Policia e Kurbinit njofton se  shoferi E.U. 26 vjeç, banues në Tiranë dhe pasagjeri K.V. 21 vjeç, banues në Tiranë , kanë ndërruar jetë në spitalin e Traumës. Ndërkohë 2 pasagjerët e tjerë M.U. 18 vjeç banues në Tiranë dhe A.C. 23 vjeç,  ndodhën nën kujdesin mjekësor. M.U. ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, – njofton policia – kurse A.C. është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.