Me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, do të organizohen disa aktivitete për të shënuar përvjetorin e...

 

Me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, do të organizohen disa aktivitete për të shënuar përvjetorin e tij të vdekjes. Fillimisht, kryesuesit e Degëve të LDK-së, do të bëjnë homazhe pranë varrit Rugova në Velani në orën 09:30. Ndërsa, homazhe duke filluar nga ora 10:00, do të bëj edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga. Për të nderuar Presidentin Rugova dhe për të bërë homazhe pranë varrit të tij, kryetari i LDK-së njëherësh dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në orën 10:30 me anëtarët e Kryesisë së LDK-së, do të bëj homazhe tek varri i tij, i cili më pas do të vizitojnë familjen Rugova. Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës, duke filluar nga ora 12:00, në hotelin “Emerald”, organizon akademi përkujtimore për 10-vjetorin e vdekjes së Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Po ashtu, kryeministri, Isa Mustafa merr pjesë në Ekspozitën dokumentare me fotografi të ish-Presidentit, dr. Ibrahim Rugova, që do të organizohet në Bibliotekën Kombëtare në orën 14:00. Në orën 18:00, nën patronazhin e presidentes së vendit, Atifete Jahjaga, në Teatrin Kombëtar, organizohet akademi përkujtimore me rastin për Presidentit Ibrahim Rugova. Ibrahim Rugova vdiq me 21 janar 2006, ndërsa u varros me nderime te larta shtetërore dhe ushtarake. Funerali i Ibrahim Rugovës ishte njëri nga më të mëdhenjtë të historisë shqiptare./KP/