Dy aktorë shqiptarë nga Maqedonia, Ismail Kasumi dhe Musa Isufi, kanë interpretuar në videoklipin e bendit të njohur amerikan, “Faith No More”. Artistët nga...

Dy aktorë shqiptarë nga Maqedonia, Ismail Kasumi dhe Musa Isufi, kanë interpretuar në videoklipin e bendit të njohur amerikan, “Faith No More”. Artistët nga Kumanova kanë luajtur në projektin më të ri muzikor e të titulluar “Cone Of Shame”.

Videoja muzikore është realizuar në Maqedoni nga skenaristi dhe regjisori Goce Cvetanovski. Për këtë projekt kanë shkruar edhe mediet ndërkombëtare përfshirë edhe revistën prestigjioze Billboard.

“Kjo është një nga ato këngë që është dashur të jetë video, me të vërtetë, për shkak se ajo jep veten aq shumë për imazhet vizuale”, citon kjo revistë, basistin e grupit, Bill Gould. Ai ka shtuar se regjisori, Goce Cvetanovski, ka arritur të krijojë një vepër arti “shumë të errët, dhe të bukur të kinematografisë”, transmeton KultPlus.

Skenari i këngës bën fjalë për hakmarrje dhe ndëshkim. Një plak vë një armë në një njeri të ri me një thikë, një prostitutë tradhton Gjonin e saj dhe përballet me pasojat. Në të njëjtën kohë, një grup i përbërë nga një fizarmonicist, kitarist dhe mandolinist, interpretojnë hard rock.

Në rolin e shefit paraqitet Mitko Apostolovski, vajzën e luan, Slagana Vujosevik, roli i djalit interpretohet nga aktori Ismail Kasumi, ndërsa Musa Isufi paraqitet në rolin e tutorit.