Aktori kosovar fitoi çmim të rëndësishëm në Amerikë Aktori kosovar fitoi çmim të rëndësishëm në Amerikë
Aktori i njohur kosovar Fatmir Haliti ditën e stome na ka bërë krenarë të gjithëve pasi ka marrë një çmim shumë të rëndësishëm në... Aktori kosovar fitoi çmim të rëndësishëm në Amerikë

Aktori i njohur kosovar Fatmir Haliti ditën e stome na ka bërë krenarë të gjithëve pasi ka marrë një çmim shumë të rëndësishëm në festivalin ndërkombëtar të filmit “Branson film Festival”, në Amerikë.

Për ata që janë shumë kuriozë dhe mezi presin të zbulojnë çfarë çmimi ka marrë, ju njoftojmë se është vlerësuar si “Aktori më i mirë”.

Halitin shumë prej jush mund ta njohin si “Burimi” nga filmi “Thundra” apo “Metushi” nga seriali “Pleqtë” dhe vlen të theksohet se është një ndër aktorët më të pëlqyer.

“Në fillim dua të falënderoj për besimin dhe vlerësimin që më dha ky festival, të cilët më bënë të ndjehem shumë mirë për çmimin ‘Aktori më i mirë’. Kjo është ajo që çdo koleg timin aktor e bën krenar, pas përfundimit të çdo projekti. Është shfaqja, promovimi dhe vlerësimi nga profesionistët e tjerë dhurata më e madhe që marrim ne aktorët. Filmi ‘Thundra’ i regjisorit Shkëlzen Sylejmani është një film që trajton një temë shumë të ndjeshme dhe aktuale në vendin tonë. E vlerësoj shumë regjisorin për besimin”, ka pohuar Fatmiri për “Lajmi.net”.