Aktorja e famshme shqiptare dekorohet me titullin “Ambasadore e Paqes” Aktorja e famshme shqiptare dekorohet me titullin “Ambasadore e Paqes”
Aktorja e njohur e humorit Mariana Kondi ditën e sotme është dekoruar me titullin “Ambasadore e Paqes”. Lajmin në fjalë e ka bërë publik... Aktorja e famshme shqiptare dekorohet me titullin “Ambasadore e Paqes”

Aktorja e njohur e humorit Mariana Kondi ditën e sotme është dekoruar me titullin “Ambasadore e Paqes”.

Lajmin në fjalë e ka bërë publik vetë aktorja përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Mariana ka publikuar një foto, krah së cilës shkruan: “Që nga dita e sotme ndaj me ju titullin “Ambasadore e Paqes.”

Rikujtojmë se prej shumë vitesh, Kondi është aktore e teatrit të estradës. Ajo ka interpretuar disa role në kinema mes të cilëve një rol kryesor tek “Fejesa e Blertës” si dhe disa role në telefilmat e TVSH-së.

Gjithashtu ka marrë pjesë në seritë e para të “Portokalli”, gjatë vitit 2004-2005, në “Top Channel.”