Akuza nga Italia për deputetin e PDIU, dokumenti i Prokurorise Akuza nga Italia për deputetin e PDIU, dokumenti i Prokurorise
Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar dje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve heqjen e mandatit të dy deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, për deputetin e... Akuza nga Italia për deputetin e PDIU, dokumenti i Prokurorise

Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar dje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve heqjen e mandatit të dy deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, për deputetin e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Aqif Rakipi dhe deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gledjon Rehovica.

“Panorama” ka siguruar sot kërkesën e Prokurorisë, në të cilën thuhet se ai eshte raportuar ne vitin 1998 per vepren penale te marrjes se mallrave te vjedhur ne Itali, por me tjeter emer, Skender Ejylbegaj. Kjo eshte verifikuar sipas prokurorise nga shenjat e gishtave.

Por deputeti i PDIU-së për Qarkun e Elbasanit ka deklaruar në formularin e tij të dekriminalizimit, se nuk është dënuar asnjëherë brenda dhe jashtë vendit.

Por Prokuroria e Përgjithshme disponon një dokument zyrtar nga Interpoli Roma në Itali, ku rezulton se deputeti i PDIU është arrestuar për vjedhje në vitin 1998.