Pak kohë pas baladës së tij të famshme “A më do?”, një këngë që fitoi jo vetëm zemrat e gjinisë femërore, por u bë...

Pak kohë pas baladës së tij të famshme “A më do?”, një këngë që fitoi jo vetëm zemrat e gjinisë femërore, por u bë edhe kolonë zanore e shumë ҫifteve të dashuruar, Alban Ramosaj ka zbuluar edhe emrin e asaj që ia rrëmbeu zemrën.

Pak kohë pasi deklaroi se balada ishtë një histori personale që e kishte bërë të vuante, Albani tha se nuk do ta linte me kaq, por shumë shpejt edhe do të publikonte emrin e saj.

LEXO EDHE: Lori e dashuruar? (FOTO)

Si konkurrent i parë i edicionit të 18-të të Këngës Magjike, Albani tregoi se Aurora, emri që mban kënga e tij pjesëmarrëse në këtë garë, është “ajo…”, por nuk ka dhënë më shumë detaje për të. Pyetjes së Arditit nëse i mungon, ai përgjigjet: “Më mungojnë më shumë kujtimet me të…”/Revista Class/