“Albanian Beauty”, nis edicionin e dytë me dedikim për të rënët në Mynih “Albanian Beauty”, nis edicionin e dytë me dedikim për të rënët në Mynih
Fillimisht ne orën 20:30, do të ndezën qirinj për Sabina Sula, Dijamant Zabergja dhe Armela Segashi që vdiqën tragjikisht në sulmin terror në Mynih,... “Albanian Beauty”, nis edicionin e dytë me dedikim për të rënët në Mynih

Fillimisht ne orën 20:30, do të ndezën qirinj për Sabina Sula, Dijamant Zabergja dhe Armela Segashi që vdiqën tragjikisht në sulmin terror në Mynih, duke vazhduar tutje me shfaqjen e filmave prej orës 21:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, në kryeqytet.

Sonte nis edicioni i dytë i projeksioneve filmike “Albanian Beauty”, me dedikim për bashkatdhetarët e rënë në sulmin e Mynihut, si dhe viktimave të tjera. Fillimisht ne orën 20:30, do të ndezën qirinj për Sabina Sula, Dijamant Zabergja dhe Armela Segashi që vdiqën tragjikisht në sulmin terror në Mynih, duke vazhduar tutje me shfaqjen e filmave prej orës 21:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, në kryeqytet, shkruan KultPlus.


Filmat që do të shfaqen këtë mbrëmje janë: “Qirak” me regji të Jeton Tronit, “Kali”me regji të Alban Ukajt dhe Yll Citakut, “Smajl” me regji të Zymryte Hoxhaj dhe Philip Majer, “Heshtje” regjija Bekim Guri dhe “Head” me regji të Fisnik Maxhunit dhe Alain Guillebeau. E gjithë kjo ngjarje organizohet nga Ministria e Diasporës, në kuadër të muajit të diasporës që mbahet në vend.