Albert Bunjaku bëhet me skuadër të re Albert Bunjaku bëhet me skuadër të re
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, do të rikthehet pas një kohe të gjatë në Bundesliga 2 të Gjermanisë. 33-vjeçari pritet të nënshkruajë... Albert Bunjaku bëhet me skuadër të re

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, do të rikthehet pas një kohe të gjatë në Bundesliga 2 të Gjermanisë.

33-vjeçari pritet të nënshkruajë me skuadrën Erzgebirge Aue, deri në verë, raporton “GazetaOlle.com”.

“Ish-sulmuesi i Zvicrës është i njohur nga trajneri Pavel Dotchev, me të cilin ka punuar në Erfurt”, shkruan sajti në fjalë.

Ndërkohë, Daniel Last, zëdhënës i St.Gallenit, konfirmoi se kontrata nuk është nënshkruar ende.

Bunjaku me Kosovën ka tre gola të shënuar, por që në takimin e fundit ndaj Turqisë, refuzoi të grumbullohej.