Albin Kurti godet kompaninë ‘Devolli’ Albin Kurti godet kompaninë ‘Devolli’
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka folur për pasurinë që biznesmenët e vendit kanë krijuar në vend,... Albin Kurti godet kompaninë ‘Devolli’

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka folur për pasurinë që biznesmenët e vendit kanë krijuar në vend, duke i krahasuar ata me personat më të pasur të botës.

“Në Kosovë biznesmenët e kanë kaluar me pasuri edhe Bill Gates dhe Stive Jobs”, tha Kurti, duke iu referuar tutje me emra biznesmenëve të kompanisë Devolli.

“Ata janë pasuruar përtej imagjinatës dhe pritshmerive tona. Për pak vite u bënë pronarë të kompanive më të fuqishme në vend”, tha deputeti i VV-së.

“Çka zbuluan ata që u pasuruan ashtu?”, pyet ai, duke numëruar bizneset që kanë në pronësi drejtuesit e kësaj korporate.

“Devollët kanë krijuar monopol në shumë fusha. Ata po i shkatërrojnë fushat tona bujqësore dhe bujqit tanë s’kanë më leverdi të mbjellin për shkak të importit të grurit për ushqimin e kafshëve prej rezervave shtetërore të Serbisë e të cilat Devollët po ia sjellin jo vetëm Kosovës, por po ia çojnë edhe Shqipërisë”, tha ndër tjera deputeti i VV-së, Albin Kurti.

LEXO EDHE: Koalicioni PDK-LDK, përbërja më e dëmshme që ka pasur vendi

Kurti ka folur edhe për shfrytëzimin që kjo kompani po i bën Rrugës së Kombit.

“Autostradën e kombit Devollët e kanë bërë autostradë të krundeve dhe rezervave serbe për konsumatorët shqiptarë. Për të qenë edhe më keq se kaq, gruri pa proteina dëmton rëndë shëndetin e fëmijëve dhe përbën kequshqyrje që shkakton prapambetje në rritje”, shtoi ai.