Alibeaj: Edi Rama dhe Vangjush Dako kanë rënë në grackë Alibeaj: Edi Rama dhe Vangjush Dako kanë rënë në grackë
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi se mbizotëron ende heshtja “nga ata që mbajnë përgjegjësi për vjedhjen e votave, për hetimin, gjykimin dhe... Alibeaj: Edi Rama dhe Vangjush Dako kanë rënë në grackë

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi se mbizotëron ende heshtja “nga ata që mbajnë përgjegjësi për vjedhjen e votave, për hetimin, gjykimin dhe burgosjen e krimit dhe të politikanëve të lidhur me krimin, pas skandalit të bashkëpunimit të Vangjush Dakos me bandat kriminale për vjedhjen e votave në Durrës”.

“Edi Rama dhe Vangjush Dako kanë rënë në grackë, nuk po gjejnë qetësi nga makthi i dosjes 339. 3 përgjimet janë maja e ajsbergut e provave se Vangjush Dako e qeveris Durrësin me bandat më të rrezikshme. Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë”, theksoi Alibeaj.

Deputeti demokrat shtoi më tej se “mosarrestimi i Dakos dëshmon kapjen e shtetit nga krimi i organizuar, shkatërrimin total të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe hedh në erë alibitë qesharake për suksesin e reformës në drejtësi”.

Top Channel