Aliu: Po afrohemi me LDK-në që të shmangim një “PAN 2” Aliu: Po afrohemi me LDK-në që të shmangim një “PAN 2”
Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se afrimi i Vetëvendosjes me LDK-në po ndodhë për të evituar një koalicion tjetër ndërmjet PDK-së,... Aliu: Po afrohemi me LDK-në që të shmangim një “PAN 2”

Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se afrimi i Vetëvendosjes me LDK-në po ndodhë për të evituar një koalicion tjetër ndërmjet PDK-së, AAK-së dhe Nismës.

“Rreziku që pak para orës 24:00 të krijohet ndonjë koalicion ekziston. Por atëherë nuk do të ketë ndryshime. Ne do të donim të shkojmë vetë në zgjedhje, por për shkak të këtij rreziku ne nuk përjashtojmë mundësinë e bashkëpunimit me subjekte tjera”, ka thënë Aliu.

Aliu ka theksuar se ekziston vullnet i mirë për bashkërendim të veprimeve mes LDK-së dhe VV-së dhe se duan që të ndihet fitorja para zgjedhjeve.

Sipas tij, Kosova është para falimentimit, ku qeverisja është stërkequr dhe ka degraduar.

Ai ka thënë se takimi mes dy liderëve të partisë ka siguruar që më 22 gusht votohet shpërndarja e Kuvendit.