Trajneri i Juventusit, Masimiliano Allegri, ka thënë se është i lumtur me fitoren dhe performancën e skuadrës së tij kundër Napolit. Juve mbrëmë fitojë...

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Allegri, ka thënë se është i lumtur me fitoren dhe performancën e skuadrës së tij kundër Napolit.

Juve mbrëmë fitojë derbin italian kundër napolitanëve (1-0), duke marrë primatin në Seria A.

Tekniku italian ka përgëzuar lojtarët për paraqitje në duel me Napolin, transmeton KosovaPress.

“Ne duhet të përgëzojmë djemtë për atë që treguan kundër Napolit. Djemtë e kërkuan fitoren, duke e ditur se ndeshja të tilla janë vendimtare”, ka thënë Allegri.

“Ne bëmë ndeshje të mirë dhe kjo fitore është e rëndësishme për të qenë të parët. Por, ne e dimë se Napoli është i fortë dhe do të luftojë deri në fund”, ka theksuar ai. /KP/