Ambasadori britanik thotë se drejtësia duhet të turpërohet që po lejon politikanët t’i ikin asaj Ambasadori britanik thotë se drejtësia duhet të turpërohet që po lejon politikanët t’i ikin asaj
Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O ‘Connell e ka quajtur të turpshëm kthimin e ish- kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharkut, në Kosovë, pas ikjes... Ambasadori britanik thotë se drejtësia duhet të turpërohet që po lejon politikanët t’i ikin asaj

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O ‘Connell e ka quajtur të turpshëm kthimin e ish- kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharkut, në Kosovë, pas ikjes nga drejtësia.

“Xhabir Zharku u dënua me tre vjet burg për krimet e tij. Kthimi i Zharkut në Kosovë si një njeri i lirë është i turpshëm. Por turpi i vërtetë është se gjatë gjashtë viteve që kur u lejua të ikte drejtësisë, asgjë nuk është bërë për të ndaluar që politikanët e tjerë kriminalë të bëjnë të njëjtën gjë”, është shprehur ambasadori.

Ai thotë se nuk sheh ndonjë asnjë arsye për një dispozitë ligjore e cila lejon kriminelët të ikin nga vendi dhe të jetojnë jashtë vendit në vend që të vuajnë dënimin e tyre në burg.

“Unë shpresoj që reformat e Drejtësisë të Qeverisë do të mbyllin këtë shteg dhe kështu do t’u japin mbështetje atyre policëve dhe prokurorëve që janë seriozë në luftën kundër krimit të organizuar.

Britania e Madhe ka nevojë që Kosova të jetë një partner serioz në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka përfunduar ai.