Ambasadorja Willems mbështetë Kryeprokurorin Lumezi Ambasadorja Willems mbështetë Kryeprokurorin Lumezi
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim, ambasadoren e Holandës në Prishtinë, Gerrie Willems. Gjatë këtij takimi kryeprokurori Lumezi, e njoftoi... Ambasadorja Willems mbështetë Kryeprokurorin Lumezi

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim, ambasadoren e Holandës në Prishtinë, Gerrie Willems.

Gjatë këtij takimi kryeprokurori Lumezi, e njoftoi ambasadoren Willems me efikasitetin e sistemit prokurorial, duke theksuar se prokurorët e Shtetit janë të vendosur dhe të gatshëm që të kontribuojnë  në forcimin e sundimit të ligjit, si dhe të ndërgjegjshëm për t’u përballuar me sfidat që i ka sistemi prokurorial.

Lumezi e Willems, kanë diskutuar për sundimin e ligjit si dhe për veprimet të cilat ka ndërmarrë Prokurori i Shtetit, në përmbushjen e kriterit të dytë për liberalizimin e vizave.

Gjithashtu, ata kanë folur edhe për projektin të cilin është duke e mbështetur ambasada e Holandës, për forcimin e integritetit të bartësve të funksioneve gjyqësore dhe prokuroriale, ku është theksuar se përpos njohjes së limiteve ligjore dhe profesionalizmit është i rëndësishëm integriteti dhe sjelljet e prokurorëve dhe gjyqtarëve në përputhje me kodin e etikës, gjë e cila vlen për të rritur besueshmërinë në sistemin prokurorial.

Po ashtu, Lumezi e Willems, kanë diskutuar për luftën kundër korrupsionit, për të cilën kryeprokurori Lumezi ka theksuar se është një element shumë i rëndësishëm drejt rrugës për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

“Sfidë kryesore e institucionit që e udhëheq, mbetet luftimi i dukurive të këqija si, luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar, krimeve ekonomike, terrorizmit dhe krimet e luftës, duke theksuar se pavarësisht vështirësive institucionet e drejtësisë duhet t’i tejkalojnë të gjitha këto, që të arrin rezultate më të mira në hetimin dhe ndëshkimin e krimit”.

Ndërkaq, ambasadorja holandeze Willems, ka premtuar që shteti i Holandës do ta ndihmoj sistemin prokurorial, si dhe i ka dhënë mbështetje kryeprokurorit Lumezi, për punën dhe angazhimin e tij në drejtim të forcimit të sundimit të Ligjit në Kosovë.